D.O.R.A. RESIDENCE

Komforti i qytetit i ndërthurur në harmoni me qetësinë e natyrës.

Ejani në D.O.R.A. RESIDENCE, jo më shumë se 5 km nga qendra e qytetit, dhe shijoni peisazhet mahnitëse të liqenit të Farkës ose klimën e freskët të malit të Dajtit. Larg zhurmës dhe smogut do të gjeni një atmosferë të qetë dhe relaksuese nën kujdesin e stafit tonë gjithmonë në dispozicionin tuaj.

Restoranti D.O.R.A.

Restoranti jonë mikpritës me një kapacitet prej 110 vendesh është planifikuar t'ju ofrojë më të mirën në shërbim dhe atmosferë. Me një sipërfaqe prej 180 m2, tek ne do të gjeni ambjentin joshës, pamjen e natyrës së gjelbëruar dhe standartet e larta të vendosura nga DORA RESIDENCE. Shijoni pjatat e përgatitura me shije dhe pijet e përzgjedhura për kënaqësine tuaj.

Bar Veranda D.O.R.A.

Ne nje nga ambjentet me te preferuara te D.O.R.A. Residence do te gjeni panoramen terheqese te liqenit te Farkes. Rrethuar nga gjelberimi i kudondodhur do te mund te shijoni si kafen e pare te dites ashtu edhe cocktail-et e mbasdites te krijuara nga baristi jone. Darka ne Bar Veranda Dora ofron kenaqesine e pjatave te guzhines te kombinuar me qetesine e natyres.

Dhoma e konferencave D.O.R.A.

Dhoma e konferencave ne D.O.R.A. Residence ofron nje ambjent biznesi me nje dizajn klasik qe ploteson te gjitha kerkesat tuaja. Cdo gje eshte gati qe ju te takoni parteneret e shoqerive apo qe te organizoni takimet e biznesit ne komfortin e dhomes tone te konferencave. Prioritet i jepet privatesise se klienteve tane dhe cdo kerkese permbushet sipas standarteve tona te larta.

Qëndra e Rehabilitimit D.O.R.A.

D.O.R.A. RESIDENCE është e njohur edhe për stafin e saj të specializuar të specialistëve të rehabilitimit të cilët ofrojnë Rehabilitim Sub-akute, infermierinë e kualifikuar dhe kujdesin afatgjatë.

Kopshti D.O.R.A.

Qetesia e shpirtit dhe e mendjes ishte qellimi yne dhe Kopshti D.O.R.A. eshte rezultati. Nje hapesire ne harmoni te plote me gjelberimin perreth, e planifikuar per te larguar stresin e perditshem duke ju sjelle ne tavoline perkedheline e natyres. Nen hijen e pemeve dhe ne energjine freskuese te natyres mund te gjeni paqen me vetveten.

DORA RESIDENCE

Oraret Tona

- Recepsioni hapur 24/7

- Check-in nga 14.00 

- Check-out deri ne 11:00 am

Copyright © 2019 Dora Residence - Tirane, Tirana (Tiranë) - Albania
Website created with ericsoft